POLITIKE

Vulin tregon hapur për agjencinë ruse se Moska është përzier në protestat e Beogradit, flet edhe për Kosovën

Rusia e ndihmoi Serbinë të ruajë rendin kushtetues gjatë trazirave në kryeqytetin serb, tha për RIA Novosti-n ruse ish-kreu i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) Aleksandar Vulin.

“Rusia është një partner, një aleat që respekton vullnetin e popullit serb. Rusia ishte me Serbinë edhe këtë herë dhe rendi ynë kushtetues u ruajt”, tha Vulin për RIA Novosti.

Ai shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i vetmi lider në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe se, sipas Vulin, ka qenë “vendimi i tij që nga dita e parë e histerisë anti-ruse”.

Vulin vuri në dukje se ai është krenar që është i vetmi drejtues i një agjencie të zbatimit të ligjit në Evropë që nuk i është dorëzuar ndjenjave anti-ruse.

“Kam paguar një çmim për këtë, por nëse e ndihmon Serbinë të ruajë aleatin e saj shekullor, paqen dhe stabilitetin, t’i rezistojë përpjekjeve për të rrëzuar qeverinë dhe presidentin, atëherë ia ka vlejtur”, tha ish-kreu i BIA-s.

Gjatë bisedës ai ka theksuar se pas protestave të dhunshme në Beograd qëndron Perëndimi. Sipas tij, Perëndimi fillimisht u përpoq të mblidhte lëvizjet e djathta për t’i shtyrë të merrnin pjesë në protesta, por nuk u bë e mundur.

Protestat në Serbi nuk janë instrument presioni ndaj Kosovës dhe sanksione ndaj Rusisë, thotë Vulin për mediat ruse, por tentativë për të rrëzuar presidentin e atij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, “Perëndimi kërkon që Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës, të mos mbështesë Republikën Srpska dhe të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse – të mos jetë një vend dhe komb sovran”.

Siç theksoi Vulin për agjencinë ruse, largimi i tij nga posti i kreut të shërbimit special ishte pjesë e “përgatitjes për Maidan”.

“Nuk është më presion, sepse Perëndimit e ka të qartë se përderisa Vuçiq të jetë në krye të Serbisë, nuk do të ketë njohje të Kosovës dhe vendosje sanksionesh kundër Rusisë. Ky është një sulm për përmbysjen e Vuçiqit. Presioni për të më hequr mua nga posti i kreut të BIA-s shërbeu për zbatimin e ‘revolucionit me ngjyra’ dhe ishte hapi i parë drejt qëllimit përfundimtar.

“Dorëheqja ime na dha kohë për të reduktuar sulmet gjatë fushatës zgjedhore, por ne e dinim që menjëherë pas disfatës, partia pro NATO-s do të niste një mekanizëm për të rrëzuar Vuçiqin”, tha Vulin.

Ai theksoi se sulmet ndaj tij personalisht filluan pasi ai dhe Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Nikolai Patrushev biseduam dhe diskutuam për kundërshtimin e “revolucioneve me ngjyra” dy vjet më parë. “Ne përfaqësojmë vende serioze dhe agjenci serioze të inteligjencës. Siç mund ta shihni ne jemi të përgatitur mirë. Ndërrimi im nuk mundi të eliminonte të gjitha gjërat e dobishme që bëmë për Serbinë dhe kundërshtarët u vonuan”, theksoi Vulin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

4 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

8 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

9 orë ago