Kroacia ka frikë nga forcimi i Serbisë dhe duke qenë se e njeh presidentin serb Aleksandar Vuçiq si bartës të një Serbie të tillë, do ta sulmojë atë në nivel evropian, rajonal dhe të brendshëm.
Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv
“Do ta sulmojnë në rrugën evropiane për të krijuar probleme në Evropë dhe do të përpiqen t’i shkelin autoritetin”, tha Vulin.