Pas krijimit të institucioneve të reja dhe emërimit të ministrave të qeverisë Kurti, mediat serbe dhe politikanët atje kanë filluar menjëherë akuzat në drejtim të Kosovës.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksnader Vulin, thotë se Albin Kurti po bënë gjithçka për të mos vazhduar dialogun me Serbinë, shkruan ‘Kosovo Online’, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij nuk mund të ketë pajtim nëse “vrasësit janë ulur në qeverinë e Prishtinës”, duke aluduar në emrin e Anton Qunit, për të cilin që nga dita e hënë mediat pro-pushtetit në Serbi menjëherë kanë filluar sulmet duke shkruar se Serbia e ka dënuar atë për vrasjen e disa ushtarëve.
Sipas Vulinit pavarësisht deklarimeve të Prishtinës se është për dialog, veprimet e marra si taksa, krijimi i ushtrisë dhe emërimi i ministrave që kanë qenë pjesë e luftës, tregojnë që vetëm negociata nuk mund të ketë.