KRYESORE

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve gris fjalimin e Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump për atë që njihet si “State of the Union” (Shteti i bashkimit) në Kongresin Amerikan nuk anashkaloi detajet që u vunë re nga të gjithë.

Që prej fillimit, teksa u paraqit në Kongres, Presidenti shmbangu takimin me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, duke mos i dhënë dorën, por thjesht i kaloi letrën e rekomandimeve të tij. Në përgjigjje të këtij gjesti, edhe Pelosi, që nuk e takon Presidentin prej mëse 5 muajsh, i shmangu formalitetet në prezantimin e fjalimit 80-minutësh të tij, duke iu drejtuar të pranishmëve me fjalët: “Të nderuar anëtarët e Kongresit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara”.

Dhe teksa Trump mbaronte fjalimin e tij, ajo në mënyrë demonstrative grisi kopjen e rekomandimeve që i kishte dhënë Presidenti.

“Ishte gjëja më e pakët që meritonte”, tha ajo teksa u pyet nga mediat.

Por, çfarë përmbante fjalimi i Trump? Tre shtyllat kryesore të tij ishin ekonomia, ushtria dhe shëndetësia. Presidenti amerikan shijoi ovacione ndër përfaqësuesit republikanë të Kongresit, teksa u shpreh se Amerika po numëron të njëmbëdhjetin vit radhazi të zhvillimit ekonomik: “Me kënaqësinë më të madhe ju konfirmoj sonte se ekonomia amerikane po përjeton momentet më të mira të saj”, tha Trump.

Ndalesa tjetër e Presidenit gjatë fjalimit të tij ishte premtimi për kthimin në vend të të gjitha forcave ushtarake në Afganistan dhe këtë e ilustroi me shembullin e një bashkëshorteje e cila pas vitesh të tëra iu rikthye bashkëshorti në shtëpi dhe ndalesa e tretë me të cilët deshi të godasë direkt kandidatët demokratë për President ishte politika mbi shëndetësinë.

Do e ulim akoma edhe më shumë barrën e sigurimeve shëndetësore për amerikanët, tha ai, por nuk do të lejojmë kurrë socializmin të shkatërrojë sistemin shëndetësor të Amerikës. Një përgjigjje e drejtpërdrejtë për Sanders dhe Warren që sugjerojnë një sistem shëndetësor shtetëror.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

8 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

18 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

23 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago