Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vullin ka deklaruar se “mediet kroate po e fshehin keq xhelozinë për shkak të fuqizimit të ushtrisë serbe dhe se edhe më keq po fshehin që çdo mik të Serbisë e konsiderojnë armik të tyre”.
“Serbia e ka pritur ministrin Shoigu, mikun e sinqertë të popullit tonë, dhe ajo askujt nuk do t’i arsyetohet që po e respekton mikun dhe i forcon marrëdhëniet me Federatën Ruse”, ka deklaruar Vullin duke komentuar disa shkrime të medieve kroate me rastin e vizitës së ministrit të mbrojtjes ruse në Beograd.
Ai, sipas një kumtese të dërguar në agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, ka theksuar se vendet e lira sillen ashtu kur i udhëheqin njerëzit e lirë dhe se kjo është politika e presidentit Aleksandar Vuçiq, si zakonisht Vullin nuk ka harruar të shprehë servilizmin e tij ndaj Vuçiqit.
“Sa më e fuqishme të jetë ushtria e Serbisë, paqja në Ballkan do të jetë më e sigurt. Miqtë e paqes gëzohen për shkak të forcimit të ushtrisë serbe, ndërsa armiqtë zemërohen. Çdo kush është aty ku vet mendon se duhet të jetë”, ka pretenduar Vullin
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…