LAJME

Vuri zjarrin dhe dogji sipërfaqe me ullinj, momenti kur policia kap autorin

Dy persona janë vënë në pranga në Golem dhe Rrogozhinë pasi dyshohet se vunë zjarr në dy zona ditën e enjte.

Fillimisht ra në pranga 60-vjeçari me iniciale B.H. Ai dyshohet se ndezi zjarr në pronën e tij në fshatin Zigxhafaj për të djegur mbeturina. Por flakët morën tjetër drejtim duke u përhapur, duke rrezikuar banesat në zonë e duke djegur sipërfaqe toke të mbjella me ullinj dhe pemë frutore.

Në pranga ra edhe një 58-vjeçar në fshatin Sinaballaj. Edhe ai dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij për të djegur mbeturina. Mirëpo flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj.

Policia njoftoi se flakët janë shuar si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse dhe Forcës së Sigurisë Kombëtare me asistimin e një helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shpërndarë në rrjetet sociale momentin e arrestimit të një prej zjarrvënësve. Ai kujton se zjarrvënia e qëllimshme është krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burg.

“Policia dhe strukturat e tjera vartëse të saj, do të kenë tolerancë zero në këtë drejtim. Gjithashtu i bëjmë një apel të gjithë qytetarëve, që të sinjalizojnë Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Zjarrfikës, për të identifikuar autorët dhe për të ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në momentet e para”, njoftoi policia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago