KRYESORE

VV do ta dërgojë Thaçin në Gjykatën Kushtetuese, thotë Konjufca

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi do ta marrë përgjigjen nga Lëvizja Vetëvendosje për propozimin e mandatarit për kryeministër, pas tejkalimit të pandemisë.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë kërkesë të presidentit pasi sipas tij, Thaçi i ka tejkaluar kompetencat e tij.

”Letra e presidentit i ka disa probleme. Problemi i parë ka të bëjë me qasjen që e ka. Presidenti lidhur me situatën e krijuar politike, referencat që ai i ka vendosur në letrën e tij e shpërfaqin projeksionin e Presidentit për situatën politike. Ai i qaset situatës politike sikur të ishte situatë parazgjedhore ose zgjedhore – jo sikur një Qeveri e cila është zgjedhur dhe ka rënë përmes mocionit të mosbesimit. Presidenti e koncepton veten si një person politik i cili mendon që e ka kapacitetin kushtetues dhe juridik për të krijuar qeveri të reja në Kosovë. Unë jam i sigurt që kjo kompetencë presidentit nuk i takon”, thotë ai.

”Presidenti nuk e ka këtë kapacitet kushtetues dhe juridik që t’i mbledhë forcat politike dhe prej atij takimi të shpallë zgjedhje të reja apo që Kosova ka nevojë për Qeveri të re, me këto qëndrime ai [Hashim Thaçi] ka tejkaluar mandatin e tij si president”, tha Konjufca në Rubikon në Klan Kosova.

Konjufca shtoi se vendi mund të shkojë në zgjedhje pas tejkalimit të situatës së pandemisë.

”Në këtë situatë krejt çka na duhet është bashkimi i forcave të të gjitha partive politike që të koordinojmë të gjitha përpjekjet për ta luftuar virusin korona dhe pas kësaj vendi të shkoj në zgjedhje”, theksoi ai

”Gjykatës Kushtetuese do t’i drejtohemi sepse presidenti nuk ka kompetenca të bëhet bashkë me LDK-në dhe të bëjë qeveri me PAN-in, presidenti nuk ka të tilla kompetenca”, tha Konjufca.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

6 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago