Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme me ftesën e tij, ka takuar përfaqësues e ish-deputet të pakicave, nga komuniteti boshnjak dhe egjiptian, këta të fundit e kanë quajtur historike këtë takim, duke lenë të kuptohet që do të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Por ajo që bie në sy është injorimi i komunitetit turk nga ana e Vetëvendosjes, të cilët e kanë mandatin për të krijuar Qeverinë.
Veton Berisha, ish-deputet nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE), ka bërë të ditur së gjatë ditës së djeshme(e hënë), me ftesën e Albin Kurtit, janë takuar në zyrat e Vetëvendosjes ku kanë biseduar përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në Qeverinë e ardhshme.
Në këtë takim kanë qenë të pranishme ish-deputetët nga komuniteti boshnjak, Emilija Redžepi dhe Duda Balje, Hetem Arifi dhe kandidati potencial për deputet nga komuniteti Egjiptian, Berisha Artan.
Berisha, është shprehur i ekzaltuar, duke e quajtur takim historik, vizitën që i ka bërë Vetëvendosjes, i cili ka thënë se ka marrë mbështetjen e fuqishme nga përfaqësuesit e tjerë të komuniteteve që ishin në takim, e që në këtë mandat komuniteti Egjiptian(PLE) të ketë pozitë ministrore, transmeton Gazeta Metro.
“Gjithashtu biseduam përfshirjën e komuniteteve jo-shumicë në pozicionet qeveritare ku me këtë rast falënderoj nga zemra deputetët e lartcekur për mbështetjen e tyre të fuqishme që në këtë mandat pozitë ministrore të drejtoj komuniteti Egjiptian(PLE).”
“Kjo ngjarje është historike për komunitetin Egjiptian dhe përmes kësaj edhe për komunitetet tjera sepse besojmë fuqishëm se të gjitha komunitetet do të jenë shumë më mirë të përfaqësuara në ekzekutiv”, ka shkruar Veton Berisha
Por ajo që bie në sy në këtë takim të Kurtit me përfaqësues nga komunitetet, është injorimi që i është bërë komunitetit turk.
Gazeta Metro, merr vesh se për këtë takim të Kurtit me pakicat, përfaqësuesit nga komuniteti turk nuk kanë qenë fare në dijeni, e kjo gjë atyre ky veprim i injorimit nga ana e liderit të VV’së nuk ju ka pëlqyer fare.