BOTA

Wagner lajmëron se “do ta marrë Kremlinin”

Profile të ndryshme të lidhura me grupimin mercenar Wagner, kanë nisur shpërndarjen e postimeve ku pretendojnë se do të marrin Kremlinin.

Kjo, në shenjë hakmarrje për atë çfarë ata e quajnë “vrasjen e shefit të tyre”, Yevgeny Prigozhin, i cili mbeti i vrarë në një aksident ajror në periferi të Moskës, së bashku me nëntë persona të tjera, mes të cilëve edhe drejtuesi madhor i Wagner, Dmitry Utkin.

Lajmin se Prigozhin ka mbetur i vdekur nga kjo ngjarje e kanë publikuar fillimisht mediat ruse, duke shpjeguar se ka pasur një aksident ajror me një avion privat në zonën Tver Oblast të Rusisë, sipas Agjencisë Federale Ruse për Transportin Ajror.

Lajmin më tej e kanë pasqyruar dy prej gazetave kryesore ruse, TASS dhe Kommersant.

Sipas publikimit të gazetave ruse, 10 pasagjerë kanë qenë në radhët e viktimave dhe një prej tyre është pikërisht shefi i grupimit mercenar Wagner, Yevgeni Prigozhin.

“Ka nisur një hetim për rrëzimin e avionit Embraer, i cili ndodhi sonte në rajonin e Tverit. Sipas listës së pasagjerëve, midis tyre është emri dhe mbiemri i Yevgeny Prigozhin”, shkruhet në njoftim.

Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, në bordin e avionit të rrëzuar ndodheshin 10 persona, përfshirë tre anëtarë të ekuipazhit. Sipas informacioneve paraprake, të gjithë në bord u vranë.

Disa prej burimeve pranë vendit të ngjarjes ndërkaq, kanë raportuar edhe vdekjen e Dmitry Utkin, një prej zyrtarëve më të lartë të Wagnerit, i cili po ashtu mendohet se ndodhej në bordin e avionit privat.

Një prej kanaleve të Wagner në Telegram, i emërtuar “Grey Zone”, ka raportuar ngjarjen duke thënë se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, i cili ndodhet në veri të Moskës.

Ndërsa, menjëherë kanë nisur edhe spekulimet se pas kësaj ngjarjeje nuk mundet veçse të fshihet dora e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili pa diskutim me Prigozhin e kishte një çështje të hapur atë post-rebelimit.

Prigozhin mori emër mbi të gjitha për një revoltë të zhvilluar më 24 qershor, në të cilën përmes grupimit të tij mercenar, ai u fut në Rusi dhe nisi një marshim drejt Moskës, ku kërkoi deri edhe rrëzimin nga pushteti të Vladimir Putin në një pikë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

4 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

6 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

6 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Mbi 90 objektiva ushtarake të goditura në ishullin Kharg

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (U.S. Central Command) ka dhënë më shumë detaje për sulmet…

6 orë ago