POLITIKE

Walker: Pse u lejua largimi i grupit të armatosur?

Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker ka ngritur dilema për largimin e grupit të armatosur nga manastiri i Banjskës.

Madje ka thënë që për këtë duhet hetuar edhe trupat e KFOR-it.

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veriun e vendit e ka alarmuar edhe ambasadorin William Walker.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, Willam Walker, thotë se për këtë ngjarje të rëndë duhet një investigim i plotë për të kuptuar se kush ishin ata persona të armatosur rëndë dhe se kush i ka autorizuar ata.

Walker njëkohësisht ka kërkuar që të bëhet një investigim edhe ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

“Për këtë rast të rëndë duhet një investigim i plotë. Duhet të kuptojmë se kush janë ata persona, kush i ka autorizuar dhe ku e kanë marrë gjithë atë armatim. Kur palët janë duke negociuar për normalizim të marrëdhënieve atëherë si është e mundur që kjo të ndodhë? Vuçiq ka shumë pyetje për t’iu përgjigjur tani. Një investigim serioz duhet të bëhet edhe ndaj KFOR-it, sepse ka zëra që thonë se ata negociuan dhe lejuan që sulmuesit të largoheshin, kur në fakt ata duhet të arrestoheshin dhe të ballafaqoheshin me drejtësinë”, ka thënë ai për Tëvë1.

Diplomati amerikan në pension thotë se Serbia duhet t’i ekstradojë sulmuesit në Kosovë, dhe kështu te filloj një proces gjyqësor ndaj tyre.

E pas asaj çfarë ndodhi më 24 shtator, Walker pret reflektim nga komuniteti ndërkombëtar sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Është e rëndësishme tani që Serbia ti ekstradojë sulmuesit për në Kosovë dhe kështu të fillojë një proces gjyqësor ndaj tyre. Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se Mitrovica e Veriut i takon Republikës së Kosovës dhe nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës. Ngjarja e rëndë e 24 shtatorit tregon edhe njëherë se sa i rrezikshëm mund të jetë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku serbët mund të fitojnë autonomi në pjesën veriore të vendit. Besoj që tani komuniteti ndërkombëtar do të reflektoj pas asaj çfarë ndodhi me 24 shtator”, shprehet ai.

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, e morri përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjsk të Zveçanit.

Ndërkaq, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që sulmuesit e Policisë së Kosovës, e që ikën në Serbi, duhet të mbahen përgjegjës për veprën e tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Raportimet për largimin e Grenell nga “Kenedy Center”, Serwer: Shpresoj të mos marrë ndonjë detyrë në Ballkan

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…

4 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja bombardon ishullin Kharg të Iranit

Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

17 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

21 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

24 orë ago