KRYESORE

Walker: Reçaku përfaqëson atë se çfarë ndodhi në të gjithë Kosovën

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe njeriu që doli publikisht para 21 vitesh duke dhënë alarmin për krimet serbë në Kosovë, Willaim Walker, bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

Walker deklaroi se është i kënaqur që njerëzit vijnë dhe nderojnë të rënët e Reçakut, pasi sipas tij, kjo simbolizon gjithë atë çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit. Ai shtoi se populli i Kosovës duhet të kujtojë çdo masakër tjetër që ka ndodhur njëjtë sikurse këtë të Reçakut.

“Jam shumë i kënaqur se çdo vit më shumë njerëz nga Kosova vijnë të shohin se çfarë Reçaku është, atë që përfaqëson. Unë nuk jam i lumtur por i kënaqur që i kushtohet më shumë vëmendje asaj se çfarë ka ndodhur këtu sepse përfaqëson atë se çfarë ka ndodhur në të gjithë Kosovën. Jam i familjarizuar me masakrën e Reçakut, por kishte dhjetëra e qindra masakra të tjera dhe shpresoj që populli i Kosovës t’i kujtojë ato masakra ashtu siç e kujtojnë masakrën e Reçakut, ajo se çfarë ndodhi këtu dhe ajo se çfarë ndodhi me krimet e tjera të luftës nëpër Kosovë”.

Walker tha se është i lumtur sa herë vjen në Reçak, për shkak të dashurisë dhe respektit që merr nga banorët. Megjithatë, ai theksoi se gjithnjë i kujtohet ajo ditë e para 21 vitesh dhe për tmerrin që kishte parë.

“Kur unë vij këtu me të vërtet e kujtoj ditën kur isha më 1999 dhe që më sjell kujtime shumë të këqija, por duke parë fëmijët, familjet dhe fshatarët si më trajtojnë mua, si mund të mos jem shumë i kënaqur dhe i lumtur kur vij në Reçak?”.

Më 15 janar 1999 Walker akuzoi forcat policore dhe ushtarake serbe se janë përgjegjës për masakrën e Reçakut duke kërkuar drejtësi.“Nuk jam jurist, por, sipas meje, këtu ka ndodhur një krim kundër njerizimit”, kishte qenë deklarata e famshme e Walker.

Para 21 vitesh në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua. Qeveria e Serbisë në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme, më 17 janar 1999, shpalli Walker-in “person nongrata” dhe i dha një afat prej 48 orëve për t’u larguar nga Jugosllavia.

Kjo masakër ngjalli reagimet e njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare që propozuan një konferencë për Kosovën dhe që përfunduan me ndërhyrjen e NATO-së./KP/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

8 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago