Beograd, 24.11.2016. Hotel Zira, medjunarodna konferencija "Rebalkanizacija Zapadnog Balkana" koju organizuju Centar za spoljnu politiku i Hanns Seidel fondacija, Bodo Weber - Austrija. foto: Dragoslav Zzarkovich
Analisti politik në Këshillin Gjerman për Demokratizim, Bodo Weber, ka thënë se paralajmërimi i Gjermanisë dhe Francës për përfshirje më të madhe në dialog s’duhet të interpretohet si thirrje për të rifilluar menjëherë negociatat.
“Artikulli është së pari një rekomandim i fortë nga Berlini dhe Parisi për ta marrë rolin kryesor në dialog, dhe për të theksuar se dialogu në të kaluarën ka qenë, dhe mbetet ai i udhëhequr nga BE-ja. Së dyti, fjalia më e rëndësishme për mua është insistimi se ‘nuk ka zgjidhje të shkurtra dhe rregullim të shpejtë”, ka thënë Weber për KOHËN.
Në një opinion të botuar ekskluzivisht në KOHA, ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, dhe ai gjerman, Heiko Maas, kanë thënë se janë të vendosur që t’i zgjidhin të gjitha pengesat e mbetura mes Serbisë e Kosovës.
“Një qasje serioze kërkon negociata të strukturuara mirë, të thella, me BE-në si ndërmjetës luajalë. Nevojitet një ndërmjetësim më solid dhe vendosmëri politike – gjë që mund ta prisni nga Miroslav Lajçaku dhe ekipi i tij – me mbështetjen nga ana e përfaqësuesit të lartë Borrell, si dhe atë të Berlinit dhe Parisit”, kanë shkruar ata.
Weberi thotë se deklarata qartësisht i referohet frikës së ngritur ditëve të fundit, se nëse mund të ketë një shtytje të përtërirë për një rregullim të shpejtë dhe të rremë, “do të thotë marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, në gusht-shtator”.
Analisti gjerman vlerëson se mund të paraqiten pengesa në përpjekjen për arritjen e marrëveshjes.
“Duke marrë parasysh skenarët e ndryshëm të mundshëm që lidhen me vendimin e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e situatës pas votimit të mocionit të mosbesimit, nga njëra anë, dhe zgjedhjet parlamentare të qershorit në Serbi nga ana tjetër, një raund i ri i negociatave të Brukselit nuk mund të ndodhë para korrikut, me gushtin më realist”, ka thënë Weber.
Sipas tij, pengesat kryesore në njërën anë është performanca e të dërguarit amerikan Grenell, “që minon rolin kryesor të BE-së në negociata dhe krijon hapësirë manovruese për elitat politike në Kosovë që ndjekin synimet e brendshme politike, dhe nga ana tjetër konfuzionin e prodhuar nga BE-ja vetë në lidhje me vendosmërinë e saj për t’i udhëhequr negociatat për një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse bazuar në parimet dhe synimet që përbëjnë dialogun politik në vitet 2012-13”.
Weber thotë se BE-ja po përpiqet t’i japë fund qasjes armiqësore të Serbisë që kundërshton shtetësinë e Kosovës.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…