POLITIKE

Wesley Clark: Nëse Millosheviq nuk do dorëzohej, do të futeshim me trupa tokësore

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka treguar se amerikanët ishin të gatshëm që të futeshin edhe me trupa tokësore në Serbi nëse Sllobodan Millosheviq nuk do të dorëzohej.

Ai thotë se në samitet zyrtare të NATO-s kjo çështje nuk është përmendur asnjëherë.

“Në samitet e NATO-s nuk është përmendur asnjëherë ndërhyrja tokësore”, tha ai.

Por ai tregon se plani ekzistonte dhe trupat do të futeshin nga dy shtete fqinje të Serbisë dhe Shqipëria.

“Por ne e kishim planin tjetër që fushata e bombardimeve të mos vazhdonte pa fund. Po përgatitnim planin për futje të disa trupva tokësore. Disa do të hynin nga Shqipëria, disa nga Maqedonia dhe disa nga Hungaria. Nuk do të ndaleshim deri në dorëzimin e Serbisë, apo Jugosllavisë. Nuk do të ndaleshim asnjëherë, nëse Millosheviq nuk do të dorëzohej. Po e përsëris, nëse nuk do të dorëzohej. E keqja ishte se ai nuk po e kuptonte me cfarë po përballej. Rrinte me një pije në dorë në shtëpinë e tij”, thotë ai në emisionin Open në Klan.

Tutje ai tregon se disa serbë ishin të gëzuar që NATO kishte sulmuar shtëpinë e ish-presidentit serb të akuzuar për gjenocid.

“Na thanë se disa serbë ishin të kënaqur që NATO bombardoi shtëpinë e Millosheviqit”, përfundoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago