Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar opsione ushtarake “vendimtare”, ndërsa kërcënon se do ta “fshijë Iranin nga faqja e dheut”.
Presidenti amerikan po ushtron presion mbi Pentagonin dhe Shtëpinë e Bardhë për plane sulmi që mund të çojnë në shembjen e regjimit.
Sipas Wall Street Journal, zyrtarët po hartojnë gjithashtu opsione më të kufizuara, të cilat mund të përfshijnë goditjen e objekteve të Gardës Revolucionare Islamike.
Trumpi e ka përdorur vazhdimisht fjalën “vendimtare” kur ka përshkruar efektin që do të dëshironte të kishte çdo veprim amerikan ndaj Iranit, sipas zyrtarëve.
Në një intervistë të martën në mbrëmje, ai ka thënë se kërcënimet e vazhdueshme ndaj jetës së tij nga Irani do të rezultonin në faktin që vendi do të “hidhej në erë”.
“Kam udhëzime shumë të qarta… Nëse ndodh ndonjë gjë, ata do ta fshijnë (Iranin) nga faqja e dheut”, ka thënë Trumpi për NeësNation.
Ai është tërhequr nga nisja e sulmeve ndaj Republikës Islamike pas telefonatave urgjente nga aleatët e Gjirit dhe këshillave nga ushtria e tij, sipas të cilave kapacitetet amerikane në rajon ishin të kufizuara.
Që atëherë, ai ka dërguar aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln dhe grupin e saj goditës në Gjirin Persik dhe ende kërkon opsione sulmi, pasi protestat kundër regjimittë cilat nisën më 28 dhjetor lanë mijëra të vdekur në Teheran.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…