LAJME

Xhamia në Prishtinë obligon nxënësit të shkruajnë ese “Si t’i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”

Xhamia Mati 1 në Prishtinë ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale ku thuhet se kanë realizuar një aktivitet që nxënësit e kësaj xhamie të vënë në letër ide me temën “Si t’i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”.

Në postimin e tyre, Xhamia Mati 1 e quajnë Vitin e Ri si “festë pagane”. Ata thonë se i obliguan nxënësit të sillnin “ajete, hadithe, ndërsa bredhit, babadimrit dhe shumë simboleve tjera u’a bënë me X”.

“Në xhaminë “Mati•1”, Prishtinë zhvilluam një aktivitet . Nxënësit kishin për obligim të paraqesin një ide në letër, me temë “Si mund të i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri””, thuhet në postimin e tyre.

“Ata sollën punimet e tyre në klasë dhe shpjeguan në mënyrë të hollësishme se si do të tentonin tek prindërit e tyre të i bindin të mos festojnë një festë pagane. Sollën: ajete, hadithe, ndërsa bredhit, babadimrit dhe shumë simboleve tjera u’a bënë me X”.

“Përveq kësaj, kam përgatitur një ligjëratë në PowerPoint ku kam ligjëruar rreth temës “Jo festimit të vitit te ri””, përfundon njoftimi i kësaj xhamie në kryeqytet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

48 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

1 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

3 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

3 orë ago
  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

6 orë ago