Një gjest i rrallë po bën xhiron e rrjetit. Tre xhaxhallarrë në Kosovë i kanë dhuruar mbesës së tyre çekun prej 58-mijë eurosh në ditën e dasmës së saj.
Në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, Ilirjana Tiku ka treguar emocionet e atij momenti dhe ndihmën që xhaxhallarët i kanë dhënë gjatë gjithë jetës, pasi babai i saj ka vdekur kur ajo ishte vetëm 1-muajshe.
Sakaq, xhaxhai i vogël, Driton Tiku ka zbuluar se Ilirjana është një lloj amaneti për ta dhe e konsiderojnë gjithmonë si vajzën e tyre.
“Paratë janë mbledhur pa djeninë e Lilës dhe dalëngadalë kemi menduar ndonjë banesë. Lila ka lindur një muaj pasi është vrarë vëllai.
Ajo ka 8 vite që jeton në Suedi dhe e ka marrë vëllai i dytë për studime. E ka njohur djalin aty dhe është i rrethinës sonë”, tha Dritoni.
“Në atë moment nuk e mendova shumë, por pas asaj e kuptova se çfarë ata kishin bërë për mua. Unë jam e lidhur me të 3 xhaxhallarët, por me Dritonin pak më shumë se është më i vogli dhe jemi pak më afër moshës.
Unë dua të blejë një banesë që ta kem kujtim nga axhallarët e mi. Nuk dua të bëjë shpenzime të kota si për rroba dhe gjëra të tilla.
Më treguar të drejtën vendin e babait është një mungesë, një boshllëkë që nuk mbushet. Por që nuk më ka munguar kurrë ledhatimi. Por kur kam qenë më e vogël, kam folur edhe me fëmijët e tjetër dhe ndonjëherë më dukej sikur me mua silleshin më mirë se me fëmijët e tyre”, u shpreh Ilirjana.