Amerikani qëndroi gjashtë raunde përballë dy herë kampionit të botës në peshën e rëndë, por nuk arriti ta kalonte numërimin pas rrëzimeve të përsëritura.
YouTuberi i kthyer në boksier ra në tokë dy herë në raundin e pestë dhe të gjashtë.
28-vjeçari mungoi në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe shefi i Most Valuable Promotions, Nakisa Bidarian, konfirmoi se Paul kishte shkuar në spital.
“Mendojmë se i është thyer nofulla. Por është mirë. Ai bëri dush dhe shkoi vetë me makinë në spital.
Nofulla e thyer është shumë e zakonshme në sport, veçanërisht në boks ose MMA. Koha e rikuperimit është katër deri në gjashtë javë.”, tha Bidarian.
Ndeshja u kritikua për shkak të diferencës në peshë dhe dallimit të madh në përvojë mes boksierëve.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…