Pesë vjet nga reforma në drejtësi mblodhi në një tryezë drejtues të lartë të institucioneve të drejtësisë por dhe ambasadorët që vijojnë të kontribuojnë në këtë reformë.
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ritheksoi mbështetjen e SHBA-së ndaj SPAK dhe BKH në luftën kundër krimit të organizuar dhe nënvizoi se është koha për të mos u ndalur. Ka ardhur koha që të tregoni se drejtësia do të prevalojë në Shqipëri nënvizoi ambasadorja.
“Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur por tashmë po shohim rezultate. Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt reformës në drejtësi që qytetarët dëshirojnë, dhe jemi duke parë rezultatet e këtyre përpjekjeve. Të gjithë institucionet e krijuara nga reforma në drejtësi në vitin 2016 janë tashmë plotësisht funksionale. Disa nuk janë plotësisht të plotësuara, por janë funksionale, përfshirë Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, KLGJ e KLP. Sikurse kemi parë nga lajmet SPAK e BKH janë funksionale dhe janë duke dhënë rezultate.
Vetingu i fuqishëm i gjyqtarëve dhe prokurëve ka shkulur zyrtarë shumë të korruptuar. Institucionet e drejtësisë në vend janë duke treguar se mund të veprojnë dhe mund të japin rezultate në emër të popullit shqiptar.
Janë duke treguar se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Të mëdhenj e të vegjël, as edhe një, pavarësisht sesa i fuqishëm mund të mendoni që jeni në këto momente.
As edhe një nuk është mbi ligjin dhe ju përket institucioneve të drejtësisë, ju të tregoni përmes veprimeve tuaja që kjo do të jetë e vërtetë dhe do të mbetet e vërtetë. Është shpresë e Shqipërisë dhe e gjithësecilit rreth kësaj tryeze që të sigurohet që reforma në drejtësi të bëhet si duhet dhe të thyhet cikli i pandëshkueshmërisë dhe të krijohet shpresë” nënvizoi ambasadorja.
Pandëshkueshmëria
Gjithashtu ambasadorja nënvizoi se u ka përfunduar koha të gjithë atyre që kanë përfituar nga sistemi i prishur.
“Kemi filluar të shohim rezultate, nga heqja e gjyqtarëve të korruptuar deri tek dënimet e prokurorëve të nivelet e larta, arrestimet e politikanëve, policëve e kriminelëve të krimit të organizuar që kanë kryesuar titujt e ngjarjeve të javëve të fundit.
Shumë kanë thënë që nuk kishte për të ndodhur, madje shumë nuk kanë dashur të ndodhte, por po ndodh. Shumë do të vazhdojnë të shpresojnë dhe shumë do të vazhdojnë të veprojnë që të parandalojnë vazhdimin e saj. Por është puna e gjithsecilit rreth kësaj tryeze, por kryesisht puna e shqiptarëve rreth kësaj tryeze, jo të huajve por e shqiptarëve rreth kësaj tryeze që të ripohojnë e rikonfirmojnë dhe përmbushni detyrën tuaj.
Eshtë koha të hapni një epokë të re në Shqipëri. Të krijoni një sistem ku qytetari i zakonshëm të ketë shpresë të ketë mundësi të barabartë në jetë, e kërkesat e shqetësimet e tyre të merren në konsideratë aq sa dhe kërkesat të drejta ose jo, të fuqishme të të pasurve. Ky është fillimi. Ju keni bërë një nisje e përparim të mirë por më shumë duhet bërë.
Ambasadorja e quajti moment kritik por siguroi se me administraten Biden kjo mbështetje veçse mund të fuqizohet dhe ne do jemi me ju deri në fund.
“Ky është moment kritik e SHBA është me ju. SHBA ju nxisin, janë me ju, dhe ne duam tju shohim të vazhdoni me punën e mirë për të kapërcyer pengesat që mbeten në shtegun tuaj. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi nga 2016 dhe do vijojmë deri në fund. Mund të siguroj se dhe administratën e Biden kjo mbështetje veçse mund të fuqizohet dhe ne do jemi me ju deri në fund.”
Tani eshte koha
Këtë moment ambasadorja e quajti tepër të rëndësishëm për të vendosur planet konkrete për 5 vitet e ardhshme të kësaj reforme.
“Ju përket juve të bëni që sistemi të funksionojë për të gjithë, dhe koha e atyre që kanë përfituar nga sistemi i prishur, tu tregoni se ditët e tyre kanë përfunduar. Nuk mund të vjedhin më nga populli shqiptar. Dhe nuk mund të imponojnë më padrejtësinë e tyre mbi të gjithë të tjerët. Ka ardhur koha të tregoni që drejtësia do të prevalojë në Shqipëri” nenvizoi ambasadorja.