POLITIKE

Zaev: Nëse BE-ja s’na shpërblen për ujdinë me Greqinë, si mund të presë marrëveshje Kosovë – Serbi

Arritjen e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, Bashkimi Evropian e ka konsideruar vazhdimisht si një prej shembujve që duhet të ndiqet nga Kosova dhe Serbia për arritjen e një marrëveshjeje finale.

Lidhur me këtë qëndrim të Bashkimit Evropian sot ka folur kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij me faktin se Evropa nuk po ia çel dyert për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Zaev ka thënë se në rast se Maqedonia Veriore nuk shpërblehet nga BE-ja për nënshkrimin e “Marrëveshjes së Prespës” me Greqinë, atëherë si pret që të arrihet një marrëveshje për Republikën e Kosovës.

“Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës është një nga shembujt më të mirë në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE-ja “penalizon” këtë marrëveshje dhe Maqedoninë e Veriut duke vonuar negociatat për pranim, si mund të presë që Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi të gjejnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës, ose si do t’i motivojë liderët boshnjakë për të gjetur një zgjidhje në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë Zaev, shkruan ‘Vesti-online’, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Zaev thotë se Maqedonia Veriore nuk ka alternativë tjetër përveç Evropës.

“Nuk kemi alternativë. Nëse BE-ja vendos që të mos hapë rrugën për negociatat e anëtarësimit, ne nuk do të dorëzohemi në rrugën tonë drejt BE-së. Kjo është e ardhmja jonë”, ka thënë Zaev.

Në fund ai ka paralajmëruar se në rast të shtyrjes së mëtejshme, mund të bie edhe qeveria në Maqedoni.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

46 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago