BREAKING NEWS

Zbulime tronditëse nga bisedat e shefes së kabinetit të Trumpit

Autori i Vanity Fair, Chris Whipple, ka zbuluar detaje të forta nga bisedat e tija me shefen e kabinetit të Donald Trump, Susie Wiles, duke hedhur dritë mbi mënyrën e funksionimit të brendshëm të presidentit dhe administratës së tij.

Sipas Whipple, Wiles ka pranuar se ka lexuar dokumentet që lidhen me Jeffrey Epstein dhe se emri i Donald Trump përmendet në to.

Ajo ka sqaruar gjithashtu se pretendimet e Trump ndaj Bill Clinton janë të pavërtetuara, duke theksuar se “nuk ka asnjë provë” që Clinton të ketë vizituar ndonjëherë ishullin privat të Epstein.

Wiles ka rrëfyer se e ka këshilluar Trumpin të mos falte pjesëmarrësit më të dhunshëm të ngjarjeve të 6 janarit 2021, por këshilla e saj u injorua. Ajo pranoi gjithashtu se Trump kërkon hakmarrje politike dhe se, sipas saj, “kur i jepet mundësia, ai do ta shfrytëzojë”.

Në përpjekje për të frenuar këtë qasje, Wiles u përpoq ta bindte Trumpin që pas 90 ditëve në detyrë të ndalonte “larjen e hesapeve” me kundërshtarët politikë, por kjo përpjekje dështoi, pasi dëshira e tij për hakmarrje, sipas saj, nuk u ndal kurrë.

Në përshkrimin personal të Trumpit, Wiles e cilësoi atë si një njeri me “personalitet alkooliku”, duke shtuar se aftësia e saj për të punuar me të lidhet me faktin se është rritur me një baba alkoolist, sportistin dhe komentatorin e njohur amerikan Pat Summerall.

Ajo foli edhe për figura të tjera kyçe.

Për zëvendëspresidentin JD Vance, Wiles tha se ka qenë “teoricien konspiracionesh për një dekadë” dhe se kalimi i tij nga kritik i Trump në besnik është nxitur nga ambicia politike dhe jo nga parimet.

Për sipërmarrësin Elon Musk, ajo përdori përshkrime tejet kritike, duke e quajtur “përdorues të hapur të ketaminës”, “një tip shumë i çuditshëm” dhe me veprime shpesh jo racionale.

Wiles e cilësoi drejtorin e buxhetit Russell T. Vought si një “zelot absolut të ekstremit të djathtë”, ndërsa mbrojti USAID, duke theksuar se kushdo që e njeh funksionimin e Qeverisë e di se kjo agjenci bën “punë shumë të mirë”.

Kritika të forta pati edhe ndaj Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi, për mënyrën si u menaxhuan dosjet Epstein. Sipas Wiles, Bondi “dështoi plotësisht”, fillimisht duke paraqitur dokumente pa përmbajtje dhe më pas duke pretenduar se ekzistonte një listë klientësh, gjë që sipas saj “nuk ka ekzistuar kurrë”.

Në çështjet e emigracionit, Wiles pranoi se administrata duhej të ishte më e kujdesshme për të shmangur gabimet, duke përmendur raste kur nëna me fëmijët e tyre u arrestuan dhe u deportuan pas paraqitjes vullnetare në takime rutinë. “Nuk e kuptoj si mund të bëhet një gabim i tillë, por dikush e bëri”, është shprehur ajo.

Ajo zbuloi gjithashtu se kishte kundërshtuar tarifat e mëdha tregtare dhe kishte kërkuar shtyrjen e tyre, duke folur për një përçarje të thellë mes këshilltarëve të Trumpit, por pa sukses.

Në përmbledhje, Wiles e përshkroi mendësinë qeverisëse të Trumpit me këto fjalë: ai vepron me bindjen se “nuk ka asgjë që nuk mund ta bëjë. Asgjë. Zero. Asgjë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago