LAJME

Zbulimi që ndryshon gjithçka! Marsi ka qenë i banueshëm, shkencëtarët tregojnë provat

Një zbulim i jashtëzakonshëm shkencor ka konfirmuar se Marsi dikur ka qenë një planet i banueshëm.

Kjo nuk është më thjesht një hipotezë, por një fakt i mbështetur në prova shkencore të prekshme. depozita të mëdha karbonatesh janë zbuluar në sipërfaqen e Planetit të Kuq, dëshmi e pranisë së CO₂ në atmosferën e lashtë të tij – në kohën kur Marsi kishte ende një klimë më të ngrohtë dhe ishte i mbuluar me oqeane.

Këto depozita të karbonatit, të cilat janë minerale të krijuara nga bashkëveprimi i dioksidit të karbonit me ujin dhe shkëmbinjtë, tregojnë se në Mars ka ekzistuar një cikël aktiv karboni – një proces thelbësor për mbështetjen e jetës.

Zbulimi është publikuar në revistën shkencore prestigjioze Science, e cila i ka kushtuar kopertinën këtij studimi, të udhëhequr nga profesori Benjamin Tutolo nga Universiteti i Calgary-t në Kanada.

“Ky është një zbulim befasues dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm,” shprehet Tutolo. “Ai na tregon se Marsi ka pasur kushte që mbështesnin jetën.”

Depozitat janë zbuluar falë roverit Curiosity të NASA-s, i cili që nga viti 2012 po eksploron kraterin Gale – një zonë e lashtë që besohet se dikur ka qenë e mbuluar nga një liqen i madh. Pavarësisht se më parë ishin gjetur vetëm sasi të vogla karbonatesh në Mars, të dhënat e reja tregojnë për praninë e përqendrimeve të larta të sideritit (karbonat hekuri), të integruar në shtresa të pasura me sulfat magnezi.

Zbulimi erdhi si surprizë për shkencëtarët, pasi matjet nga satelitët në orbitën e Marsit nuk kishin zbuluar më parë karbonate në këtë zonë. Kjo sugjeron se formimi i tyre ka ndodhur përmes reaksioneve të drejtpërdrejta midis ujit dhe shkëmbinjve, të ndikuara nga procese të avullimit, duke e bërë të mundur kapjen e CO₂ nga atmosfera e hershme në shkëmbinj sedimentarë.

Sipas studiuesve, këto depozita përfaqësojnë një “arkiv të madh të atmosferës së lashtë të Marsit” dhe përforcojnë më tej idenë se planeti ka pasur një të kaluar shumë më dinamike dhe të përshtatshme për jetën nga sa mendohej më parë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago