Zbulohen detaje të takimit të senatorëve amerikan me Vuçiqin/ Marfi: Serbia edhe Kosova duhet të arrijnë marrëveshje për njohje reciproke

Marfi: E pyeta direkt a do vazhdoni përkrah vendeve demokratike dhe a do e sanksiononi Rusinë apo do të vazhdoni lojën me dy palët – Vuçiq tha pas 60 ditëve kontrollo çfarë kam bërë.

Senatori amerikan Kris Marfi ka publikuar përshtypjet e tij dhe detaje nga takimet ne Ballkan nga 19 deri 23 prill së bashku me senatorët Xhin Shejhi dhe Tom Tilison, ku tha se e ka pyetur direkt presidentin serb se a do vazhdoni përkrah vendeve demokratike dhe sanksiononi Rusinë apo do të vazhdoni lojën me dy palët? – Vuçiq i tha pas 60 ditëve kontrollo çfarë kam bërë, transmeton “Zëri i Amerikës” përcjell “Bota Sot”.

Në pjesën e përshtypjeve për vizitën në Beograd, Marfi thekson se Vuçiq e ka pritur përzemërsisht, pasi gjatë vitit kishte zhvilluar raporte me Vuçiqin dhe ai kishte nisur bisedën pasi senatorët tjerë nuk e kanë njohur lidhur me miqësinë mes dy popujve.

Pas vetëm dy minutave të monologut hyrës, Vuçiq ma ndërpreu dhe tha se ne njihemi mirë, lëri formalitetet, trego çfarë doni të dini, do të ju them!.

“Duam të dimë këtë- a do qëndroni përkrah kombeve demokratike dhe të sanksiononi Rusinë, apo do të vazhdoni të luani me dy palët?” shkruan Marfi , pas të cilës pyetje pasoi biseda e sinqertë për kinse në “dëshirën historike të Serbisë të ulet në dy karrige – njërën në Evropë e tjetrën në Rusi”.

Sipas Marfi, Vuçiq me vite me shkathtësi ka ruajtur balancimin, por tash pas invadimit në Ukrainë nga Rusia, situata e ka shty në pikën e vendimit. BE sipas tij, nuk do e tolerojë Serbinë dhe Vuçiqin të ulet në dy karrige, por duhet të zgjedh.

Senatori Marfi shkruan se Vuçiqin gjatë bisedës e kanë “shyt” të ndërmerr disa hapa afatshkurtër drejt “zgjidhjes së drejtë”. Ndërsa presidenti i Serbisë në fund i ka thënë: “Më thirr pas 60 dite dhe kontrollo nëse kam realizuar ato që thash se do të bëjë”.

Ndërsa, lidhur me vizitën në Sarajevë, Marfi tha se anëtarët e kryesisë më shumë ishin të interesuar për përlarje se për dialog, ku u thanë akuza edhe fyerje dhe senatorët të shqetësuar e braktisën takimin.

Marfi në takimet në Prishtinë shkroi se kishin dy detyra primare – “falënderimin për programin e refugjatëve afgan dhe porosinë e fuqishme për qeverinë e Kosovës “.

Ai shtoi se Prishtina dëshiron të hyj në NATO dhe BE, po për këtë nevojitet që “Serbia edhe Kosova duhet të arrijnë marrëveshje në të cilën secila pranon ekzistimin e shtetit tjetër”.

Dialogu shkon në atë drejtim por Marfi vlerëson se as në Prishtinë as në Beograd nuk kanë arritur përparim dhe kohëve të fundit “qeveria Kurti duket kokëfortë në mbajtjen e bisedimeve”.

Marfi thotë se la rajonin me shpresën se me ndihmën e aranzhmanit të vazhdueshëm të Kongresit “ky është momenti që Serbia të mund të i bashkohet politikës së fortë ndaj Rusisë”, duke shtuar se kjo ishte “zhvillim i shkëlqyer” për ShBA.