KRYESORE

Zbulohen disa nga mesazhet e Hysri Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e “xhamive ilegale”

Hysri Selimi, i arrestuar më 6 maj nga autoritetet e Kosovës, po dyshohet për spiunazh dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Burime të sigurta brenda institucioneve të sigurisë kanë siguruar bisedat që Hysri Selimi ka zhvilluar me një zyrtari të BIA-s, përmes aplikacionit Viber.

Këto biseda të cilat i ka siguruar Telegrafi zbulojnë një bashkëpunim të strukturuar mes Selimit dhe BIA-s, përfshirë raportime të detajuara për arrestime në Kosovë, lëvizje të grupeve radikale dhe interesim për krijimin e mesxhideve (‘xhamive’) ilegale jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Bisedat përmes Viber që zbulojnë detaje të reja:

Në një nga mesazhet e datës 5 qershor 2024, Selimi njofton zyrtarin serb për arrestimin në Ferizaj të dy personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të Serbisë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

Më pas, ai shpreh shqetësim për mundësinë e përfshirjes së tij në këtë rast.

 

“A keni dëgjuar për këtë lajm? A është e mundshme ta kem ndonjë problem? Pavarësisht, unë udhëtoj si njeri i lirë,” i shkruan Selimi zyrtarit të BIA-s serbe.

Zyrtari i BIA-s i përgjigjet të nesërmen: “Jo bre. Çfarë lidhje ke ti. Shihemi nesër rreth orës 08:30!”

Në një komunikim tjetër, mes Selimit dhe zyrtarit të BIA-s, konfirmohen dyshimet e mëhershme për përfshirjen e Serbisë në nxitjen e rrymave radikale në Kosovë.

Selimi shkruan: “Genci dhe Alejhimi jo… nuk flasin me grupin e tij”. Menjëherë pason përgjigja e zyrtarit të BIA-s: “A po shikojnë që ta themelojnë mesxhidin?”.

Kjo është konsideruar si një nga bërthamat kryesore të bashkëpunimit të Selimit me BIA-n.

Sipas dosjes së PSRK-së, Selimi ka mbledhur e më pas i ka dhënë informacione BIA-s për numrin e personave të radikalizuar dhe numrin e atyre qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

Përveç kësaj, ai kishte siguruar të dhëna për zyrtarë të lartë të partive politike në Kosovë dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë.

Në dosje thuhet se informacionet për BIA-n janë dorëzuar në takime fizike në territorin e Serbisë, ndërkohë që Selimi ishte paguar deri në 700 euro për shërbimet e tij. Po ashtu, BIA i kishte pajisur Selimin me telefona të mençur për të mundësuar komunikimet sekrete me zyrtarët serbë.

Arrestimi i Selimit është parë si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të luftuar rrjetet e spiunazhit dhe ndikimin e jashtëm në çështjet e brendshme të sigurisë së Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

3 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

7 orë ago