Një kompani britanike, Shanta Gold Limited, ka zbuluar një depozitë të madhe ari në Kenia, me vlerë rreth 5.29 miliardë dollarë. Sipas medias “The Star Kenya”, kompania ka konfirmuar se zbulimi përfshin 1.27 milionë onza ari, një prej sasisë më të mëdha të verifikuara ndonjëherë në vend.
Projekti i shfrytëzimit do të drejtohet nga filiali Shanta Gold Kenya Limited, i cili pritet të përdorë teknologji të avancuar me galeri të hapura, që synojnë minimizimin e ndikimit në sipërfaqe. Kompania deklaron se operacioni mund të sjellë zhvillim të dukshëm ekonomik, përmes hapjes së vendeve të punës, rritjes së bizneseve lokale dhe rritjes së kontributeve fiskale ndaj shtetit kenian, shkruan A2 CNN.
Për realizimin e projektit parashikohet ndërtimi i një uzine përpunimi me kapacitet 1,500 ton në ditë, një qendre elektrike prej 12 megavatësh, si dhe një depo për mbetjet minerare. Kostoja totale e infrastrukturës vlerësohet nga 146 deri në 180 milionë euro.
Për Kenian, e cila në vitin 2023 prodhoi vetëm 410 kilogramë ari, ky zbulim shihet si një shans për t’u shndërruar në një destinacion të ri të rëndësishëm për investimet minerare në Afrikë. Në renditjen e Fraser Institute 2023, vendi tashmë mban vendin e gjashtë në kontinent për atraktivitet ndaj investimeve në miniera.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…