POLITIKE

Zbulohet gënjeshtra e Arben Gashit: Publikohet dokumenti i shkarkimit të Nekibe Kelmendit nga Hashim Thaçi dhe i nënshkruar nga vet ai

Edhe pse e kundërshtoi Arben Gashi nga Grupi Parlamentar i LDK-së, se nuk është shkarkuar ish-ministrja e ndjerë, Nekibe Kelmendi nga Hashim Thaçi, gazeta “Bota sot” e ka siguruar dokumentin-vendimin e shkarkimit të saj.

Ishte ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca që në Kuvendin e Kosovës, tha që zonja Kelmendi është shkarkuar nga Thaçi por që nuk ka pasur asnjë reagim në atë kohë nga LDK-ja.

Mirëpo Gashi i është kundërpërgjigjur duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Gashi i ka thënë Konjufcës se Nekibe Kelmendi nuk është shkarkuar asnjëherë nga Hashim Thaçi.

“Zonja Nekibe Kelmendi nuk është shkarkua kurrë nga Presidenti Hashim Thaçi. Nëse është pa që ky koalicion nuk funksionon për shkak të zotit Veliu dhe zotit Hoti është dasht me fol me kryetarin e LDK-së zotin Mustafa dhe ne i kishim tërheqë ato. Nëse ka një marrëveshje të fshehtë me Serbinë, hajde e flasim këtu, hajde e na bind edhe unë jam i pari që votoj kundër ” ka thënë Gashi.

Mirëpo, edhe vajza e avokatit Bajram Kelmendi dhe e ish-nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi, Kosovarja, e cila sot ka reaguar me një letër drejtuar deputetëve të Kosovës, e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Nëna ime Nekibe Kelmendi, edhe pse me plagë në shpirt, vazhdoi kontributin për shtetësinë e Kosovës në partinë themeluese e së cilës ishte. Deri në frymën e fundit i qëndroi besnike edhe Lidhjes Demokratike edhe Kosovës. Me guxim atdhetar dhe intelektual ju bëri ballë jo vetëm sfidave, por edhe “ndërskamcave” ndërkombëtare dhe vendore. Betejën e fundit e pati me ish-ambasadorin Christopher Dell dhe qeverinë e atëhershme LDK-PDK, të drejtuar nga Hashim Thaçi. Përplasjet me Dellin i ka pasur pikërisht për formimin e gjykatave paralele serbe në veri të Mitrovicës, si rrezik i paralajmëruar për ndarjen e veriut të Kosovës”.

“Këmbëngulësia e saj me një JO të fuqishme i kushtoi me shkarkim nga posti i Ministres së Drejtësisë. Me gjithë presionet ajo nuk pranoi të japë dorëheqje. “Le të më shkarkojnë se unë nuk dorëzohem. Nuk ka pazare në kurriz të popullit tim e të Kosovës. E paguaj, jo me pozitë, por edhe me kokën time për të mirën e vendit tim”, më thoshte. Qëndrimi i saj e kishte nervozuar shumë ish-ambasadorin Dell. “E urrej këtë Nekibe Kelmendin sepse kjo krejt punët t’i prishë. Por, ju kosovarët duhet ta duani”, ju kishte thënë Delli disa bashkëpunëtorëve të tij”, shkruan Kosovarja ndër tjera në shkrimin e saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago