POLITIKE

Zbulohet plani “Kellogg” për ndarjen e Ukrainës

Kjo hartë tregon ndarjen e Ukrainës, sipas planit të ish-gjeneralit amerikan Keith Kellogg, në funksionin e të dërguarit të posaçëm të Presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes me Rusinë.

Plani parashikon ndarjen e Ukrainës në tre zona; në atë perëndimore ku paqja garantohet nga ushtarët e vendeve europiane, në atë verilindore nën zotërimin e ushtrisë ukrainase dhe në 5 rajonet në jug dhe lindje të vendit që aktualisht Rusia i konsideron si të aneksuara, që mund të njihen si zona nën sigurimin nga ushtria ruse.

Mes zonës ruse dhe asaj ukrainase parashikohet edhe një vijë ndarëse e militarizuar.

Plani mendohet t’i jetë propozuar Vladimir Putinit nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë Stiv Uitkof gjatë vizitës të premten në Shën Pjetërburg.

Megjithatë, ky propozim është përkundër kushteve të palëve të përfshira. Putin përjashton çdo mundësi që trupa perëndimorë të shkelin në Ukrainë, ndërsa vendet europiane nuk mund të pranojnë kurrsesi një njohje “de facto” të pushtimeve ruse në Ukrainë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago