Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, teksa po fliste për përpjekjet e kësaj partie për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, u kthye mbrapa 6 vjet në kohë.
Saktësisht, në vitin 2017, kur ishte rrëzuar Isa Mustafa nga pozita e kryeministrit të Kosovës përmes një mocioni që ishte mbështetur edhe nga PDK-ja që aso kohe drejtohej nga Kadri Veseli.
President në atë kohë ka qenë Hashim Thaçi, por Lekaj tregon se asnjë nënshkrim të mocionit nuk e kishin bërë pa koordinim me Thaçin.
”Bashkëpunim me zotin Thaçi dhe kryetarin e parlamentit kur i kemi bërë 40 nënshkrime, saktë. Ne kemi thirrur seancë brenda tri ditëve dhe është rrëzu Qeveria Mustafa me 87 deputetë”.
”Të gjitha nënshkrimet i kam marrë me koordinim presidentin dhe kryeparlamentarin. E kemi rrëzu Qeverinë. Thaçi ka pasur ndikim sa i përkët rrëzimit të Qeverisë”, ka thënë Lekaj në Pressing.
Në vitin 2014 ishte arritur një koalicion qeverisës në mes PDK-së dhe LDK-së, që rezultoi që Hashim Thaçi të ulej në pozitën e kryeministër më pak se dy vite pas asaj marrëveshjeje, ndërkaq Mustafa ishte kryeministër deri sa u shkarkua nga partneri qeverisës, PDK-ja dhe subjektet e tjera opozitare të asaj kohe.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…