KRYESORE

Zbulohet telefonata sekrete mes Trump dhe Netanyahut që nisi luftën në Iran

Një telefonatë e mbajtur sekret mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Donald Trump më 23 shkurt konsiderohet momenti kyç që çoi në shpërthimin e luftës kundër Iranit. Kështu raporton Axios, duke cituar tre burime të informuara mbi bisedën.

Sipas raportimit, Netanyahu i ka përcjellë Trump një informacion të ndjeshëm: Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, së bashku me rrethin e tij më të ngushtë, do të mblidheshin të shtunën në mëngjes në një vend të caktuar në Teheran një objektiv që, sipas burimeve, mund të goditej me një sulm të vetëm ajror.

Telefonata, e cila nuk ishte bërë publike nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk ishte raportuar më parë, i dha përgjigje pyetjes që shtrohej në qarqet ndërkombëtare: pse tani? Burimet thonë se Trump e kishte shqyrtuar prej kohësh mundësinë e një sulmi ndaj Iranit, por pa vendosur për momentin. Informacioni mbi vendndodhjen e Khameneit u konsiderua një mundësi që as ai dhe as Netanyahu nuk donin ta humbnin.

Biseda ishte kulmi i një koordinimi disa mujor mes dy liderëve. Ata ishin takuar dy herë dhe kishin zhvilluar 15 telefonata në dy muajt përpara nisjes së luftës. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kishin marrë në konsideratë një sulm një javë më herët, por vendimi ishte shtyrë për arsye inteligjence dhe operative, përfshirë kushtet e motit.

Një vlerësim paraprak i CIA-s, i urdhëruar nga Trump, konfirmoi informacionin e siguruar nga inteligjenca ushtarake izraelite për praninë e Khameneit në takim. Sipas burimeve, deri të enjten para sulmit, agjencia kishte konfirmuar plotësisht se objektivat do të ndodheshin në të njëjtin vend.

Të premten në orën 15:38, Trump dha urdhrin përfundimtar. Njëmbëdhjetë orë më vonë, bombat goditën Teheranin. Ali Khamenei mbeti i vrarë dhe lufta në Lindjen e Mesme nisi.

Sipas Axios, Trump kishte shprehur gatishmëri për të vepruar edhe më herët, madje që në fillim të janarit. Megjithatë, Netanyahu kishte kërkuar shtyrje për të ndërtuar mbështetje publike dhe për të koordinuar më mirë operacionin. Plani fillestar parashikonte fundin e marsit ose fillimin e prillit, por zhvillimet në terren dhe informacionet e inteligjencës përshpejtuan afatin.

Administrata amerikane u përball më pas me nevojën për të justifikuar publikisht sulmin, pasi ai kishte ndodhur tashmë. I pyetur pse nuk kishte një plan evakuimi, Trump u përgjigj: “Sepse gjithçka ndodhi kaq shpejt.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago