Tuma e tretë antike është zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike në Himarë.
Është kryeministri Edi Rama ai i cili jep lajmin dhe shpërndan disa forografi nga gjetjet arkeologjike.
Rama thotë se objektet e zbuluara i përkasin periudhës së hekurit të hershëm dhe se kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë.
Germimi arkeologjik i shpetimit u realizua nga arkeologët Kriledjan Çipa dhe Mariglen Meshini, pjese e institucioneve në varësi të Ministrisë së Kulturës.
Postimi i Ramës
Zbulime mbresëlënëse në Himarë
Përgjatë gërmimeve të muajit tetor u zbulua tuma e tretë, pranë varrezës tumulare në Himarë, që paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve.
Objektet e zbuluara në to i përkasin përiudhës së hekurit të hershëm (shek. XI-X p.Kr). Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian.
Kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë