Pas zhurmës së madhe mediatike që u bë lidhur me një fustan, të cilin e ka veshur vajza e kryeministrit Albin Kurti në Festivalin e filmit në Kanë, ka reaguar zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi.
Ajo ka demantuar lajmin se ky fustan kushton 490 dollar, duke bërë të ditur se i njëjti është dizajnuar nga një dizejnatore e Kosovës.
“I quajtur “The Straëberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë. Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës”, u shpreh Kelmendi në një njoftim në Facebook.
Ajo potencoi se kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit nga Kosova dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi.
“Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve”, përfundoi ajo.