POLITIKE

Zeka: Kosova ia pa sherrin politikës së Tiranës, këtë e dëshmon historia

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Kosova historikisht ia ka pa sherrin politikës së Shqipërisë.

“Kosova ia pa sherrin politikës së tiranës, dëshmon Historia”, është shprehur Zeka.

Zeka thotë se gjatë viteve të 90’ta, raportet e presidentit Rugova dhe Sali Berishës kanë qenë të ftohta.

“Raportet e Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës kanë qenë akull të ftohta. Berisha 100% i mori në grushtin e tij Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën. Këtë e bëri Berisha vetëm për shkak të pareve të mëdha, milionave”, ka thënë Zeka.

Tutje, ai tregoi për shërbimin e Shërbimi Informativ Kombëtar se si punoi në përndjekjen e atdhetarëve të Kosovës. Ai gjithashtu shefin e SHIK’ut e quajti më gjakatar se vet Stanishiqi.

“Bashkim Gazideda, njëri ma gjakatar se ai nuk ka qenë as Stanishiqi në përndjekjen e njërzve ma atdhetar të Kosovës, ka qenë një listë me 170 emra të cilën e ka përpilu Gazideda dhe ja dorzu Berishës, këta njerëz kanë qenë të padëshiruar në Shqipëri”, ka përfunduar Zeka.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago