Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti ka kontribuar në ngritjen e aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi.
“Albin Kurti sa ka qenë kryeministër i ka thënë prokurorit të Gjykatës Speciale bëj diçka”, ka thënë Zeka në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.
“Kurti e ka ndërtuar një piramidë me urrejtje dhe akuza, konkretisht ndaj Thaçit”, ka deklaruar ai.
“Qëllimisht ka thënë këta janë hajna, bandita. Kjo i ka kontribuar kësaj deklarate politike të prokurorit, sepse e ka parë terrenin e morrave në Kosovë”, është shprehur ai.