Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat ushtarake të vendit kanë arritur të shënojnë disa fitore në luftimet me Rusinë në rajonin jug-lindor të Zaporizhzhia dhe ne veri rreth Kharkivit.
“Ne kemi disa lajme pozitive në rajonin e Zaporizhzhias, ku kemi prishur planet e pushtuesve. Ne po përparojmë gradualisht edhe në rajonin e Kharkivit”, ka thënë Zelensky.
Zelensky njoftoi se trupat ukrainase janë nën sulm të vazhdueshëm në Severodonetsk, për të cilin ai thotë se po zhvillohet në betejën më të vështirë të fushatës deri më tani.