BREAKING NEWS

Zelensky bën hapin e papritur, shkarkon komandantin e lartë ushtarak ukrainas

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndërmarrë një hap të papritur së fundmi duke shkarkuar një komandant të lartë ushtarak ukrainas që ndihmonte në udhëheqjen e luftës kundër Rusisë në lindje të vendit.

Zelensky shkarkoi Eduard Moskalyov si komandant të forcave të përbashkëta të Ukrainës në një dekret të shpallur të dielën.

Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë lëvizje ndërkohë që as llogaritë e forcave të përbashkëta në Facebook dhe as në Twitter nuk përmendën shkarkimin.

Forcat e përbashkëta janë përfshirë në beteja në rajonin e Donbasit në lindje të vendit.
Forcat ruse janë ende duke u përpjekur për të marrë dy rajonet lindore që përbëjnë Donbasin dhe presidenti ukrainas e ka përshkruar situatën ushtarake në lindje si të vështirë dhe të dhimbshme.
Njësitë pro-Moskës po përqendrojnë përpjekjet e tyre në qytetin lindor të Bakhmut, si pjesë e përpjekjeve të saj për të marrë kontrollin e rajonit të Donbas.
Zelensky përmendi Moskalyov në një fjalim të përditshëm të premten kur renditi komandantët ushtarakë me të cilët kishte folur.
Komandanti kishte qenë në këtë post që nga marsi i kaluar, menjëherë pasi Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago