Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një komunikimi online me parlamentin izraelit u shpreh se “ukrainasit duan të jetojnë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur”.
נאום זלנסקי המלא בכנסת | נשיא אוקראינה בפניה לח"כים: "ניתן לתווך בין מדינות, אבל לא בין רע לטוב. מבקשים מכם עזרה, האדישות הורגת. מדוע לא הטלתם סנקציות על רוסיה?"@ZeevKam @gilicohen10 pic.twitter.com/V1ZGuoTVJo
— כאן חדשות (@kann_news) March 20, 2022
“Ne mbetemi dhe jemi të përgatitur për kompromis”, shtoi Zelensky duke paralelizuar situatën e Ukrainës me historinë e Izraelit.
Ai i kërkoi Izraelit të ndihmojë rezistencën e popullit ukrainas kundër ushtrisë ruse.
Për këtë arsye, presidenti ukrainas i bëri thirrje Izraelit t’i japë armë Ukrainës dhe e pyeti se pse nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Ai shtoi se, Izraeli ka mbrojtjen ajrore më të mirë në botë dhe theksoi se “ju patjetër mund të ndihmoni njerëzit tanë, të shpëtoni jetën e ukrainasve”.
Sipas tij, pushtimi rus i Ukrainës është i ngjashëm me Luftën e Dytë Botërore. Për Zelenskyn pushtimi “nuk është një operacion ushtarak”.
“Është një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetësisë, qyteteve, kulturave dhe gjithçkaje që i bën ata ukrainas”.
Kështu ai shton se kjo është arsyeja pse ka të drejtë të bëj këtë paralelizime në histori.