Politikani ukrainas i opozitës pro-Kremlinit, Viktor Medvedchuk, i cili u kap në prill, është shkëmbyer me 200 ushtarë, si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas CNN.
Zelensky tha se 200 të burgosur ukrainas ishin kthyer në shtëpi në këmbim të Medvedchuk.
“Fillimisht, na u ofrua të kthenim 50 nga njerëzit tanë në këmbim të njërit prej atyre që ishin në qendrën e paraburgimit të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës. Ne folëm. Ne këmbëngulëm. Numri nga 50 u rrit në 200,” tha Zelensky.
Vasyl Maliuk, kreu i shërbimit të sigurisë ukrainase, tha se Medvedchuk “nuk është vetëm një kumbar i fëmijëve së Putinit, por edhe një i dokumentuar nga ne si tradhtar”.
“Për më tepër, gjatë punës për rastin Medvedchuk, ne kemi neutralizuar rrjete të shumta agjentësh, kemi arrestuar tradhtarë të shumtë dhe kemi marrë shumë informacione të vlefshme që po përdorim për kundërzbulim dhe do të na afrojnë fitoren tonë”, shtoi Maliuk.
Pesë komandantë ukrainas u përfshinë në shkëmbimin e të burgosurve, si dhe 55 të burgosur që do të dërgoheshin në Rusi, sipas Zelensky. Është e paqartë nëse 55 të burgosurit janë të gjithë rusë apo pro-rusë, por Zelensky i përshkroi ata si njerëz “që luftuan kundër Ukrainës dhe ata që tradhtuan Ukrainën”.
Sipas Andrii Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, gjithsej 215 të burgosur lufte janë liruar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë dhjetë të burgosur të huaj.
Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…
Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…