KRYESORE

40 nga Shqipëria dhe 20 nga Kosova, bandat bëjnë “namin” në Gjermani: Fitim prej miliardash me krimin e organizuar

Në raportin vjetor të qeverisë gjermane për krimin e organizuar 2021 nuk mungojnë grupimet shqiptare: 40 nga Shqipëria dhe 20 nga Kosova

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga krimi i organizuar (KO) në Gjermani, në vitin 2021 ka qenë dyfish më i lartë se një vit më parë. Nga 873 milionë euro në vitin 2020 ai u rrit në 2,2 miliardë euro në vitin 2021. Kjo del nga Raporti Federal i Situatës për Krimin e Organizuar 2021, i cili u publikua të mërkurën,21.09.2022, në Berlin nga Ministria Federale e Brendshme dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale. Të ardhurat e kriminelëve në vitin 2021 kanë qenë 1,4 miliardë euro. Shumica e tyre vijnë nga tregtia e drogës.

Sipas raportit është shtuar edhe numri i hetimeve në sektorin e krimit të organizuar, nga 600 në 700. Ky shtim ka të bëjë me deshifrimin e platformave të komunikimit të koduar, sidomos EncroChat. Siç tregon raporti aktual, më shumë se një e katërta e të gjitha hetimeve të nisura në fushën e krimit të organizuar (187 hetime, 26.9 përqind) mund të gjurmohen në të dhënat e siguruara nga shërbimi i komunikimit EncroChat,

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, tha se “presioni mbi krimin e organizuar në Gjermani është më i lartë se kurrë më parë”. Ajo tha se luftën kundër krimit të organizuar e ka vendosur në fokus të punës së saj: Ndryshe nga aktet e ekstremistëve apo terroristëve, krimi i organizuar në përgjithësi nuk është shumë i dukshëm. Kjo është pikërisht arsyeja pse ne nuk duhet të nënvlerësojmë se sa të mëdha janë rreziqet këtu. Ne shohim disa struktura shumë profesionale që veprojnë në mënyrë konspirative dhe të rrjetëzuar ndërkombëtarisht” , tha Faeser.

Presidenti i BKA Holger Münch, tha se si pasojë e informacioneve të përfituara nga platformat e koduara, tani kemi mundur të krijojmë një ide më të qartë për krimin e organizuar në Gjermani. Por jemi të vetëdijshëm se „kjo është vetëm maja e ajsbergut”, tha Muench.

Sipas raportit, grupet KO po bëhen gjithnjë e më të gatshme të përdorin dhunë ndonjëherë edhe drastike. Se çfarë efekti mund të ketë krimi i organizuar për sigurinë e brendshme, kjo mund të shihet te vendet fqinje të Gjermanisë, si Holanda dhe Suedia, ku krimi i organizuarka marrë përmasa shqetësuese për qetësinë publike.

Shqiptarët sërish të tretët

Falë deshifrimit të platformave të koduara, është rritur edhe numri i shqiptarëve të organizuar nëpër banda kriminale, të cilët kanë qenë nën hetim për pjesëmarrje në organizata kriminale. Sikurse edhe në vitet e mëparshme raporti i BKA-së i ka rezervuar një faqe krimit të organizuar të shqiptarëve, prej ku rezulton se në vitin 2021 në Gjermani kanë qenë nën hetim rreth 40 banda të udhëhequra nga shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilave (36) është marrë me trafikun e lëndëve narkotike. Në katër rastet e tjera bandat janë marrë me krime tatimore, trafik ilegal të njerëzve, pastrim parash dhe krim ekonomik.

Kjo shifër i radhit shqiptarët sërish të tretët pas gjermanëve (261) dhe turqve (90) për nga numri e grupimeve të dominuara nga një etni. Në vendin e gjashtë janë kosovarët, me 20 banda kriminale, pas rusëve dhe polakëve. Në fund të dhjetë shtetësive më të spikatura janë serbët me 14 banda.

BKA quan grupime të dominuara nga një etni ato grupime që udhëhiqen nga një grup personash të një etnie të caktuar, pavarësisht se shumë bashkëpunëtorë mund të mos i përkasin të njëjtës kombësie. Si bazë për përcaktimin e kombësisë BKA merr vendin e lindjes, tha Münch. /DW


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

12 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

22 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

23 orë ago