Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në New Jork i cili po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në fjalimin e tij ai deklaroi se Rusia po kërcënonte botën me armë bërthamore. Ai gjithashtu paralajmëroi se rreziku ka të bëjë me të gjithë botën.
“Rusia nuk ka të drejtë të ketë armë bërthamore”, tha Zelensky.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në fjalimin e tij në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, tha se “Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë të brutalizojë Ukrainën pa pasoja”. Biden shtoi se ata duhet ta kundërshtonin këtë agresion flagrant sot për të penguar agresorët e tjerë të mundshëm që mund të pasojnë në vitet e ardhshme.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një deklaratë tha se Zelensky është një ‘lypës’ në SHBA, për arsye se kjo ishte dhe arsyeja e pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së e cila po zhvillohet në SHBA. Ajo shtoi se ai kishte shkuar atje për të kërkuar para dhe armë.
Presidenti Ukrainës Volodimr Zelenky i shoqëruar nga bashkëshortja Olena Zelenska, ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së. Ai fillimisht vizitoi ushtarët ukrainas të plagosur në luftime, të cilët janë kuruar në spitalin Universitar të Neë Jorkut, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në shba do të ketë një sërë takimesh të rëndësishme, përfshirë edhe presidentin amerikan Joe Biden.
Lidhur me konfliktin Rusi-Ukrainë, ptresidenti turk rexhep taip Erdogan paralajmëroi se është e dukshme lufta do të vazhdojë gjatë, edhe pse sic tha ai gjatë një interviste do të donim të besonim që të mbaronte sa më shpejt. Ai theksoi se Putin nuk do të heqë dorë as nga Krimea, edhe pse gjatë bisedave që ka zhvilluar mët është përpjekur ta bindë, por pa sukses. Në këtë situatë luftimesh që vazhdon në Ukrainë, Komisioni Evropian vendosi të zgjasë deri në mars 2025 mbrojtjen për refushatët uykrainas. Ndërkaq kryediplomati i BE-së Josep Borrel njoftoi se së shpejti ministrat e jashtëm të bllokut do të mbajnë një takim më Kiev.
Në një deklaratë gjatë takimit të grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës sekretari amerikan I shtetit Lloyd Austin tha se gjatë sulmeve ruse në portet e Ukraniës janë shkatërruar 280 mijë tonelata grurë, sasi që mund të shërbente për të mbajtur me bukë 10 milionë njerëz përgjatë 1 viti. Ai tha se sulmet ruse vazhdioë të jenë një kërcënim serioz për sigurinë ushqimore në botë duke rrezikuar të kthehnnë një krië humanitare në gjithë planeyi. Ndërsa kievi zyrtarisht akuzoi rusinë se përmes sulmeve me dronë kanë shkatërruar në Lviv rreth 300 tolenala ndihma humanitare. Autoritetet ruse ndërkohë kanë njoftuar se trupat e saj kanë shkatërruar një Karvan me makina të blinduara të forcave ukraiase në rajonin e Zaporizhës.