POLITIKE

Zelensky: Pas luftës do ta kemi shembull Izraelin, nuk do të jemi europianë e liberalë

Ukraina do të bëhet një “Izrael i madh”, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të martën, duke treguar se vendi i tij synon të imitojë shtetin izraelit sa i përket sigurisë në vazhdën e pushtimit të Rusisë.

Në një forum të një komuniteti hebre, Zelensky foli për Ukrainën e pas luftës, duke thënë që shembull do ta kenë Izraelin, e nuk do të mundohet të jetë më një shtet absolutisht liberal e europian.

“Ukraina definitivisht nuk do të jetë ajo që ne donim të ishte që në fillim. Është e pamundur. Absolutisht liberale, europiane – nuk do të jetë kështu”, tha presidenti Zelensky.

Më tej, ai vazhdoi: “Ne do të bëhemi një ‘Izrael i madh’. Nuk do të çuditemi nëse do të kemi përfaqësues të Forcave të Armatosura apo të Gardës Kombëtare në kinema, supermarkete dhe njerëz me armë.”

“Kam besim se çështja e sigurisë do të jetë çështja numër një për 10 vitet e ardhshme. Unë jam i sigurt për të”, tha Zelensky, raporton Haaretz.

Dhjetorin e kaluar, ndërsa Rusia po grumbullonte trupa në kufirin ukrainas, Zelensky e krahasoi luftën aktuale të kombit të tij kundër Rusisë me konfliktin shumëëvjeçar të Izraelit me fqinjët e tij arabë.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

6 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

6 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

11 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

11 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

11 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

12 orë ago