BOTA

Zelensky për sulmin ndaj bombarduesve rusë: Veprime që do të jenë në libra të historisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka komentuar në rrjetet sociale për sulmet me dronë të Ukrainës në Rusi të dielën. Ai ka komentuar sulmet në një fushë ajrore në Siberi ku pretendohet se janë shkatërruar 40 bombardues rusë.

Ai ka thënë se operacioni ka pasur rezultat të shkëlqyer dhe është e arritur vetëm e Ukrainës.

“Një vit, gjashtë muaj e nëntë ditë nga fillimi i planifikimit deri në ekzekutimin efikas. Operacioni ynë më afatgjatë. Njerëzit tanë të përfshirë në përgatitjen e operacionit u tërhoqën nga territori rus me kohë”, ka thënë Zelensky, raporton “BBC”.

Zelensky tha se u takua me kreun e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), gjeneralin Vasyl Malikun, dhe i kërkoi t’i zbulonte detajet dhe rezultatet e operacionit për publikun.

“Sigurisht jo çdo gjë mund të bëhet publike këtë moment, por këto janë veprime ukrainase që padyshim do të jenë në librat e historisë”, ka thënë Zelensky.

“Ukraina po mbron veten dhe me të drejtë – ne po bëjmë gjithçka që Rusia të ndiejë nevojën për t’i dhënë fund kësaj lufte. Rusia e filloi këtë luftë, Rusia duhet ta përfundojë atë. Lavdi Ukrainës!” – ka thënë Zelensky.

Ai tha se baza e operacionit ishte shumë pranë zyrave të Shërbimit të Sigurisë së Rusisë (FSB).

Tha se u përdorën 117 dronë. Tha se çdo dron kishte pilotin e vet.

“Gjëja më interesante – dhe tashmë mund ta themi publikisht – është se ‘zyra’ e operacionit tonë në territorin rus ndodhej pikërisht pranë FSB-së së Rusisë në një nga rajonet e tyre”, ka thënë Zelensky.

Ai ka pretenduar se 34 për qind e transportuesve të raketave lundruese ruse në fushat ajrore të shënjestruara u goditën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago