Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka pezulluar shtetësinë e 13 priftërinjve të Kishës Ortodokse të Ukrainës, të cilët i përkasin Patriarkanës së Moskës.
Dekreti që parashikon pezullimin, sipas agjencisë së lajmeve UNIAN, nuk është bërë publik pasi përmban të dhëna personale.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e quajti ‘Satanizëm’ këtë vendim të Zelensky.
Ndërkohë për herë të parë ndër shekuj, kisha e Kievit mban meshën e Krishtlindjes Ortodokse në gjuhën ukrainase.
Katedralja e Fjetjes, pjesë e manastirit historik Kyiv-Pechersk Lavra, u kthye në kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë ukrainase pas oërfundimit të një kontrate për përdorimin e ndërtesës nga një degë e kishës ukrainase, Kisha Ortodokse e Ukrainë e cila kishte lidhjet e ngushta me Moskën dhe e përdorën kompleksin si bazë shtëpie.
Qeveria ukrainase pezulloi dhënien me qira të UOC-së për Katedralen e Fjetjes dhe Kishën e Tryezës njohur gjithashtu si Kisha e Tabernakullit dhe i ktheu ato nën kontrollin e shtetit në janar.