BOTA

Zelensky “tallet” me armët ruse me lazer: Jeni bërë si nazistët, fantazoni armë të paqena

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në adresimin e tij të përnatshëm për popullin ukrainas, ka gjetur edhe momentin të “tallet” me disa pretendime të rusëve se kanë përdorur armë me lazer për të goditur dronët ukrainas dhe për t’i rrëzuar ata.

Përgjatë fjalimit, Zelensky hoqi paralele mes logjikimit rus dhe atij të Gjermanisë Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur deklarohej se pala gjermane kishte shpikur një “armë çudibërëse”, ndonëse ishte e qartë se po humbiste luftën.

“Sapo u bë më e qartë se ata nuk kishin shanse në këtë luftë, nisën propagandën për këtë armë kaq të fuqishme sa të kthente rrjedhën e gjithçkaje”, tha Zelensky gjatë adresimit të tij publik.

Për më tepër, ai shtoi se ishte kjo mënyra që Rusia po përdorte, për të shmangur dukjen e dështimit tërësor të misioneve të tyre.

Më parë, presidenti ukrainas firmosi edhe dekretin për të zgjatur ligjin Marshall me 90 ditë të tjera, duke parë se luftimet nuk po ndalen dhe nuk ka gjasë të ndalen, mbi të gjitha në rajonin lindor të Donbassit.

Ai i bëri thirrje parlamentit ukrainas ta kalojë sa më shpejtë ligjin dhe shtyrja e tij të hyjë në fuqi menjëherë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

3 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

17 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

18 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago