KRYESORE

Zelensky viziton Khersonin: Jemi gati për paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi të hënën qytetin e Hersonit, i cili javën e kaluar u çlirua nga pushtimi rus.

Ai foli me ushtarët e mbledhur në qytet dhe tha se Ukraina “është duke ecur përpara”.

Humbja e Hersonit u cilësua si zmbrapsje e madhe për Rusinë.

Ushtria ruse mori kontrollin e tij shumë shpejt pasi nisi pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Pas disa referendumeve të paligjshme që mbajti në shtator, Rusia aneksoi Hersonin, së bashku me tri rajone të tjera ukrainase.

Në një ceremoni asokohe në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se aneksimi i Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjës dhe Hersonit është “i panegociueshëm”.

Por, javëve të fundit, Ukraina shënoi fitore të mëdha në fushëbetejë, duke i vënë forcat ruse nën presion.

Ato u tërhoqën të premten nga Hersoni, ku më pas hynë trupat ukrainase.

Gjatë vizitës, Zelensky tha se Ukraina është “gati për paqe, paqe për të gjithë vendin tonë”.

Ai falënderoi NATO-n dhe aleatët e tjerë për mbështetjen e vendit të tij në luftën kundër Rusisë.

Ai tha se sistemet raketore Himars, të dërguara nga SHBA-ja, e kanë ndihmuar shumë Kievin.

I pyetur nga turma se ku tjetër mund të avancojnë forcat ukrainase, Zelensky tha: “Jo në Moskë… Ne nuk jemi të interesuar për territoret e një vendi tjetër”.

Në një video-adresim më herët, Zelensky tha se hetuesit kanë zbuluar më shumë se 400 krime lufte në zonat e Hersonit, pas largimit të forcave ruse./rel


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

9 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

11 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

14 orë ago