KRYESORE

Zgjedhjet e “pakicës”, PS fiton të 5-ta bashkitë

Partia Socialiste është shpallur fituese në të pesta bashkitë ku të dielën u zhvilluan zgjedhjet të pjesshme lokale.

Me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët, qytetarët në Mat, Berat, Cërrik, Vlorë dhe Tepelenë vendosën që mandatin prej një viti e gjysëm t’ua besojnë kandidatëve të mazhorancës, kjo edhe sepse opozita nuk doli me kandidatët e saj në këto zgjedhje por vendosi të mbështesë kandidatë të pavarur.

Në total ditën e dielë në 5 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet kishin të drejtë vote rreth 334 mijë qytetarë dhe në mbylljen të qendrave të votimit vetëm 18.45% prej tyre kishin ushtruar të drejtën e tyre.

Pjesëmarrja më e ulët ishte në Vlorë, atje ku kandidatja e mazhorancës, Brunilda Mersini, e cila dorëzoi mandatin e deputetes, të cilin as e kishte përuruar në foltoren e Kuvendit, fitoi thellë ndaj rivalit të saj në garë të mbështetur nga PD.

Nga 144 mijë qytetarë të Vlorës, vetëm 18 111 prej tyre votuan të dielën ose 12.54%, me Mersnin që mori 15672 vota ndaj 2333 që mori Dionis Sota. Kandidati i tretë Gjergji Nika e mbylli garën me 1975 vota.

Në Bashkinë e Beratit, Ervin Ceca i Partisë Socialiste fitoi bindshëm me 13050 vota ndaj rivalit direkt Pavlo Shkarpa që mori 2607 të tilla.

Në Cërrik, Florenc Doka i PS mori 6201 vota ndërsa kandidati Amarildo Hoxha 1888. Në garë në këtë bashki ishte dhe Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet që grumbulloi 1275 të preferencave.

Altin Bojni do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Matit, pasi fitoi bindshëm ndaj Eduard Brahilikës. Në këtë garë edhe pse kishte një përçarje nga radhët e mazhorancës, Suzana Pasha nuk mundi të dalë më shumë se e treta.

Tepelena mbetet në duart e socialistëve. Gramoz Sako mori 77% të votave në këtë bashki, kundrejt 22% që shkuan për kandidatin e mbështetur nga opozita Gabriel Guma.

Zgjedhjet kryesisht shkuan pa probleme dhe incidente madhore që mund të cënonin integritetin e tyre. Policia e Shtetit kishte angazhuar në terren më shumë se 615 efektivë, teksa për herë të parë u përdor dhe Inteligjenca Artificiale për numërimin e votave në bashkinë e Tepelenës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago