POLITIKE

Zgjedhjet në veri, Jabllanoviq: Lista Serbe do të bëjë gjithçka për të frikësuar serbët – të rinis bashkëpunimi me institucionet qendrore në Prishtinë

Në katër komunat veriore të Kosovës më 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë komunash. Vendimi për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, erdhi pasi që në muajin nëntor të vitit të kaluar, kryetarët dhe këshilltarët  komunalë nga Lista Serbe, e cila mbante pushtetin në këto komuna, kishin dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet e vendit, në shenjë kundërshtimi të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe Asociacionin e komunave me shumicë Serbe.

Aktualisht kjo parti nuk figuron në listën e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) si parti garuese në këto zgjedhje lokale. Përfaqësuesit e Listës serbe ishin deklaruar se nuk do të marrin pjesë, pasi nuk janë plotësuar kërkesat e tyre nga organet e vendit.

As dakordimi mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel e Ohër për planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk ka ndikuar që Lista Serbe të jetë pjesë e procesit demokratik zgjedhor në Kosovë.

Mirëpo, në katër komunat veriore të vendit janë disa parti të tjera garuese të cilat janë regjistruar në KQZ-së me kandidatët e tyre për kryetar komunash, duke përfshirë të komunitetit serb, shqiptar dhe komunitetet e tjera.

Në Komunën e Leposaviqit, kandidat për kryetar komune është kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

Jabllanoviq në një intervistë për Telegrafin ka thënë se Lista Serbe këtë vendim e ka marr për shkak të interesave politike, i cili, siç tha ai, rezultoi në dëm të qytetarëve.

“Është e rëndësishme që Listën Serbe askush nuk e ka penguar të merr pjesë në zgjedhje. Vendimin për bojkotimin e zgjedhjeve e morën për shkak të interesave të tyre politike dhe ky vendim ishte në dëm të qytetarëve. Unë i shoh zgjedhjet si një mundësi për ndryshimin e qeverisë dhe personalisht jam i lumtur me vendimin e tyre të mospjesëmarrjes në zgjedhje. Kështu, rruga drejt fitores na u lehtësua në një mjedis ku njerëzit sillen me dhunë në qendrat e votimit dhe ku në zgjedhjet e mëparshme, shumë persona të vdekur rezultojnë se kanë votuar. Këtë herë nuk do të jetë kështu dhe për këtë duhet ta falënderojmë Listën Serbe për vlerësimin e gabuar”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

11 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

19 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago