BOTA

Zgjerohet lufta Indi-Pakistan, Islamabadi rrëzon 25 dronë, raporton 31 viktima nga sulmet indiane

Pakistani tha se kishte rrëzuar 25 dronë të Indisë në hapësirën e vet ajrore ndërsa India pretendon se ka neutralizuar përpjekjet e Pakistanit për të goditur shënjestra ushtarake me dronë dhe raketa teksa luftimet mes dy superfuqive bërthamore zgjerohen.

Shkëmbimet e fundit vijnë një ditë pasi India tha se kishte goditur infrastrukturë terroriste në Pakistan, 2 javë pasi akuzoi shtetin mysliman për vrasjen e 26turisteve në Kashmirin indian. Islamabadi ka mohuar akuzat dhe është zotuar të hakmerret ndaj sulmit raketor që e cilësoi një akt lufte.

Të mërkurën tha se kishte rrëzuar 5 avionë luftë të palës kundërshtare por ambasada Indiane në Pekin i hodhi poshtë pretendimet. Të enjten, zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze Ahmed Sharif Chaudhry bëri të ditur se Pakistani kishte rrëzuar 25 dronë të prodhuar në Izrael nga India, në disa lokacione të ndryshme përfshirë edhe 2 qytetet e mëdha Karachi dhe Lahore.

Siç mësohet një dron ishte rrëzuar mbi Rawalpindi, ku gjendet selia e fortifikuar e ushtrisë pakistaneze. Ndërkohë një dron kishte goditur një objektiv pranë Lahores dhe 4 pjesëtarë te personelit ishin plagosur në sulm. Nga ana tjetër, ministria e Mbrojtjes indiane tha se pas përpjekjes së dështuar të ushtrisë pakistaneze për të goditur një sërë shënjestrash në Indinë veriore dhe perëndimore, kishin qëlluar radarë dhe sisteme mbrojtëse në disa zona të Pakistanit.

Pakistani pretendon se 31 persona janë vrarë dhe 57 të tjerë janë plagosur në Pakistan dhe Kashmirin e administruar prej tij që prej mëngjesit se të mërkurës.

Ndërsa India thotë se të paktën 16 civilë janë vrarë nga predhat Pakistaneze në anën e vet të kufirit de fakto.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

9 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago