KRYESORE

Zgjerohet numri i të infektuarve me koronavirus në “Bondsteel”

Është zgjedhuar numri i të infektuarve me covid-19, punëtorë të kampit Bondsteel”.

Ata dyshohen se kishin kontakt me shokun e tyre, 65-vjeçarin e ndjerë nga fshati Sazli i komunës së Ferizajt, i cili vdiq gjatë ditës së hënë në QKUK. Ai prej kohësh ishte duke punuar si vozitës në kamp.

Indeksonline mëson se në tre ka shkuar numri i të infektuarve në kampin që menaxhohet nga amerikanët. Bëhet fjalë për: A. Topallin, A.Kurtalici dhe një tjetër me mbiemrin Kashtanjeva.

Gjithë këta ishin punëtorë fizik në kampin “Bondsteel”, bazën kryesore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që gjendet afër Ferizajt. Kjo bazë shërben si kryeqendër e NATO-s për Task Forcën Shumëkombëshe të Lindjes.

Ndryshe, Misioni i Forcave Paqeruajtëse të Kosovës ka bërë të ditur se është konfirmuar rasti i parë me koronavirusin në personelin e tyre. KFOR-i e konfirmoi rastin nëpërmjet një komunikate për media, ku është theksuar se kjo forcë do të vazhdojë të kryejë misionin e saj të mandatuar nga Kombet e Bashkuara (OKB).

“KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij të mandatuar nga OKB për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërsa merr masa parandaluese për ndalimin e përhapjes së COVID-19, duke ndjekur drejtimet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, shkruan në njoftim.

Vlen të theksohet se Komuna e Ferizajt ishte më e goditura në Kosovë me 18 raste të infektuara me koroanvirus.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se rastet pozitive në Ferizaj janë tetë në fshatin Sazli, tre në brendësi të qytetit, 2 në Mirash dhe nga një rast në Varosh, Greme, Talinoc i Muhaxherëve, Neredime dhe Lloshkobare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

6 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago