Ekzekutimi me 9 plumba i Edmond Papës në kryeqytet nuk ka ende një autor. Policia e Tiranë ka nisur hetimet në disa pista për zbulimin e motivit të kësaj ngjarje të tipit mafioz. Aktualisht po hetohet është trafiku i lëndëve narkotike dhe prishja e pazareve në këtë aktivitet gjithashtu ne hetim është edhe konfliktet për çështje pronësie.
Grupi hetimor po verifikon të shkuarën e Papës dhe nga të dhënat është mësuar se ai kishte njohje dhe dyshohet marrëdhënie biznesi në fushën e trafikut të drogës me Aleksandër Sadikajn, i cili u ekzekutua me tritol në automjetin në qershor të këtij viti pranë TEG. Edhe kjo ngjarje nuk është zbardhur, por ekzekutimi i Papës e ka risjellë në vëmendje të hetuesve. Burimet bëjnë me dije se ka dyshime se të dy ushtronin aktivitetin e drogës mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Gjithashtu është mësuar se ditën kur u vra Papa ka kryer tre takime në zonën ku ndodhej të paktën me tre persona. Hetuesit janë duke identifikuar personat me shpresën se dëshmitë e tyre mund të hedhin dritë mbi ngjarjen. Nga ana tjetër janë ngritur dyshime që vrasja e Papës mund të ketë lidhje edhe me vrasjen e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, në Greqi, për zhdukjen e një ngarkese prej 700 kg kanabis.
Si u vra Edmond Papa?
49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera.
Në këtë moment autori ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes po në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar. Papa kishte ardhur nga Saranda në Tiranë mesditën e së premtes bashkë me nënën e tij, të cilën do ta dërgonte tek mjeku për ta vizituar pasi ishte e sëmurë. 49-vjeçari njihej në Sarandë me mbiemrin Hoxha, të cilin e kishte ndryshuar në kur kishte shkuar në Greqi në Papa.
Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri. Për ngjarjen ka dy pista hetimesh, konflikte të mundshme në Greqi dhe konflikte për pronën. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë.