BOTA

Zhgënjm i Katarit me talibanët: Edhe ne jemi vend musliman….

Ministri i jashtëm i Katarit tha se vendimi i talebanëve për të ndaluar shkollimin e vajzave në Afganistan ishte “shumë zhgënjyes” dhe një “hap prapa”, dhe i bëri thirrje udhëheqjes së grupit që të shikojë nga Doha si një shembull se si të krijohet një sistem islam.

Sheik Mohammed bin Abdulrahman Al Thani foli në një konferencë shtypi të përbashkët me Ministrin e Jashtëm të BE Josep Borrell në Doha, ndër të tjera, për refuzimin e talebanëve për të lejuar nxënëset e shkollave të mesme të vazhdojnë shkollimin e tyre, javë pasi grupimi mori qeverinë në Afganistan.

“Eshtë zhgënjyese të shohësh se hapat janë duke u kthyer prapa,” tha ai.

Doha ishte një ndërmjetës kryesor në tërheqjen e fundit të forcave amerikane nga Afganistani dhe ndihmoi në evakuimin e mijëra të huajve dhe afganëve.

“Ne duhet të vazhdojmë angazhimin tonë dhe t’u themi atyre që të mos marrin vendime të tilla. Ne gjithashtu po përpiqemi t’u tregojmë talebanëve se si vendet muslimane mund të zbatojnë ligjet e tyre dhe të merren me çështjet e grave,” tha Al Thani.

“Një nga shembujt është Shteti i Katarit, i cili është musliman. “Sistemi ynë është islam, por kur flasim për fuqinë punëtore, ne kemi më shumë gra sesa burra, si në qeveri ashtu edhe në arsimin e lartë,” shtoi ai.

Interpretim ekstrem i ligjeve islame

Talibanët janë akuzuar javët e fundit për shkeljen e të drejtave të njeriut, përfshirë shfaqjen publike të trupave të katër rrëmbyesve të dyshuar në Herat javën e kaluar, dënimi më i rëndësishëm publik që kur ata morën pushtetin në vend.

Kjo u pa gjithashtu si një shenjë se talebanët do të vendosnin masa frikësuese të ngjashme me sundimin e tyre të mëparshëm nga 1996 në 2001.

Talibanët ndjekin një interpretim ekstrem të ligjeve islame kur është fjala për gratë.

Dy javë më parë, talebanët i ndaluan vajzat të ndiqnin shkollat ​​e mesme, me pasojë protestat e grave që kanë shpërthyer në të gjithë Afganistanin ditët e fundit.

Shejh Mohammed u bëri thirrje talebanëve të “ruajnë arritjet e së kaluarës”, por paralajmëroi gjithashtu komunitetin ndërkombëtar dhe shtetet “miqësore” që të mos izolojnë Afganistanin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

21 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago