Zhytësi në Vlorë, gjen skafandën që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore

Një skafandër zhytësi që i përket Luftës së Dytë Botërore është gjetur në Vlorë.

Bëhet me dije se skafandra është gjetur këtë të martë nga një zhytës. Zhytësi Gjomemetaj thotë se e gjeti atë në një thellësi 35 metra dhe se e ndeshi rastësisht, ndërsa po kërkonte oktapod.

Gjomemetaj është zhytës prej 10 vitesh dhe asnjëherë më parë nuk është ndeshur me një objekt të tillë. Ai thotë se kjo skafandër tashmë do i kalojë Qendrës së peshkimit në Radhimë pasi sipas tij turistët i pëlqejnë këto vlera nënujore.